Semundjet nga ushqimi i keq.

Disa prej sëmundjeve më të rrezikshme që vijnë si pasojë e të ngrënit pa kriter janë ato kardiovaskulare, hipertensioni dhe kanceret e ndryshëm që mund të jenë fatalë për jetën
TIRANË – Problemet që mund të vijnë nga të ngrënit shumë dhe në mënyrë të pakontrolluar, janë të shumta dhe shkaktojnë avari të ndryshme në organizëm. Gjithashtu, të ushqyerit pa kriter është edhe një burim sëmundjesh, një pjesë e mirë e të cilave mund të jenë fatale për jetën. Mjekët specialistë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë shpjegojnë se disa prej sëmundjeve që vijnë nga kequshqyerja janë: obeziteti, sëmundjet e zemrës, të tëmthit, të veshkave, të gjakut etj. Për sa i përket numrit të të prekurve nga këto sëmundje në vendin tonë, mjekët shprehen se ai ka ardhur duke u rritur këto dhjetë vitet e fundit. Duke iu referuar studimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë, 20 për qind e të rinjve të shkollave të mesme në vendin tonë janë mbipeshë, ndërsa është më e lartë te femrat, ku shkon deri në 26 për qind.

Në kryeqytet, mbipesha te moshat mbi 55-vjeçare u vu re në masën 28.6 për qind. Ndërkohë, ka filluar studimi më i fundit në të gjithë vendin tonë, që do të masë treguesit e shkallës së obezitetit në Shqipëri. Obeziteti është masa e madhe dhjamore që vjen si rezultat i ngrënies së tepërt dhe djegies së pakët të kalorive të marra, apo depozitimi i tepruar i tepricave kalorike në formë dhjami.

Këto shtresa dhjami janë tepër të rrezikshme për shëndetin e njeriut, pasi janë shkaktare të një sërë sëmundjesh të rrezikshme si: diabet i tipit 2, hipertension, sëmundje isemike të zemrës e të arterieve të trurit, sëmundje të tëmthit, disa tipa kanceri si të mitrës, ovareve, gjirit, zorrës, tëmthit, prostatës, mëlçisë etj. Gjithashtu, obeziteti shkakton edhe shumë probleme psiko-sociale, si nocioni i fajësisë së peshës apo realitetin social të paragjykimit që ekziston në rastet e punësimit të njerëzve mbipeshë. Ndërsa te fëmijët, obeziteti shfaq probleme të tjera, siç është përparimi i ulët në mësime. Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vjet më parë, në Shqipëri vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, të rruazave të gjakut dhe kancerit është rritur në 40 për qind dhe vetëm sëmundjet kardiovaskulare, që vijnë si pasojë edhe e mbipeshës, zënë 50 për qind të totalit të vdekjeve në vendin tonë. Sëmundje të tjera që shkaktohen nga kequshqyerja janë: sëmundjet e veshkave, diabete të ndryshme apo dobësi trupore.

Por gjithashtu, mund të jetë edhe shkaktar i shumë sëmundjeve të stomakut, në rastin kur përdoren karbohidrate, të cilat përmbajnë një sasi të konsiderueshme aciditetesh.

BOX

Sëmundjet që vijnë nga kequshqyerja

1. Obeziteti

2. Sëmundjet e veshkave

3. Sëmundjet e tëmthit

4. Sëmundjet e zemrës

5. Sëmundjet e gjakut

6. Diabeti

7. Hipertensioni

8. Sëmundjet e arterieve të trurit

9. Kanceri i qafës së mitrës

10. Kanceri i ovareve

11. Kanceri i gjirit

12. Kanceri i zorrës

13. Kanceri i tëmthit

14. Kanceri i mëlçisë

15. Kanceri i prostatës

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s