Arkiva

Keshillat e mjekeve per te qene te shendetshem

Si të shmangni problemet e hipertensionit, zemrës, kancerit, hollimit të kockave e shumë sëmundjeve të tjera, këshilla dhe sugjerime për parandalimin dhe kurimin tyre. Shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën, por si ndikon aktiviteti fizik në shëndetin tonë. Shqetësimet që shfaqen dhe shumë këshilla mjekësore për t’i shmangur ato. Recetat më të fundit që japin mjekët për të shmangur shfaqjen e stresit, problemeve me zemrën, hipertensionin, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Si të përvetësoni aleatët bazë të mirëqenies tuaj. Një guidë e veçantë për shëndetin e gjithsecilit në një speciale prej pesë faqesh në gazetën “Tirana Observer”, me këshilla dhe “strategji” tepër të thjeshta të cilat mund të sjellin dobi kolosale për mirëqenien tuaj. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Vazhdoni leximin